Kukësi “Nder i Kombit” për humanizmin

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Z.Bujar Nishani në një takim gjatë ditës së sotme në pallatin e kulturës i dha qytetit të Kukësit dekoratën “Nder i Kombit”. Ky çmim shkon për solidaritetin, mikpritjen e rrallë dhe humanizmin e pashoq të treguar ndaj motrave e vëllezërve shqiptarë nga Kosova, gjatë shpërnguljes së tyre masive me dhunë nga makineria ushtarake e Millosheviçit në vitin 1999.

Pas 17 vitesh në Kukës për të përkujtuar Eksodin e Kosovarëve të viti 99, ka pasur aktivimeve të shumta. Aktivitetet kanë nisur që nga shfaqja “Apologjia e Sokratit” nga Mirush Kabashi, Konferencë Shkencore dhe një koncert në qendër të qytetit.

Duhet kujtuar se në vitin 2000, Kukësi u kandidua për çmimin Nobel për paqe për faktin se priti rreth 450 mijë shqiptarë të Kosovës, të dëbuar nga trojet e tyre. Në këtë mënyrë Kukësi u bë qyteti i parë në botë i kandiduar për një çmim të tillë, për mikpritjen dhe bujarinë ndaj popullit kosovar.

Swiss Digital Desktop Reklama

R.Sh

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?