”Kulla e Sahatit” për ministrin malazez, Veliaj: 2022 mundësi fantastike për të rritur bashkëpunimin mes të rinjve

Tirana si Kryeqyteti Europian i Rinisë për 2022, do të jetë një mundësi e mirë jo vetëm për të rinjtë nga Shqipëria, por dhe për ata nga rajoni. Për të konkretizuar nismat e përbashkëta, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim ministrin e Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Đorđe Radulović me të cilin diskutoi mbi rritjen e bashkëpunimit në fusha të ndryshme si turizmi, start-up-et etj.

“Ne e çmojmë shumë fqinjësinë e veçante që kemi me Malin e Zi, duam qe kjo miqesi të përkthehet edhe në nivelin e kryetarëve të bashkive dhe të rinjve tanë”, tha Veliaj. Kreu i Bashkisë u shpreh se 2022 do të jetë një mundësi e shkëlqyer jo vetëm për të promovuar të rinjtë e Tiranës, por edhe të rinjtë e gjithë rajonit.

“Jam i sigurt se në Ulqin, Podgoricë, në Tivar e Tuz ka të rinj fantastik që po bëjnë punë të mrekullueshme. Mund të jenë ata që merren me çështje mjedisore si liqeni i Shkodrës që folëm, mund të jenë ata që merren me të drejtat e njeriut, që promovojnë turizmin, start-up-et, ndaj mezi pres që të kemi këtë bashkëpunim vitin tjetër mes të rinjve të Malit të Zi e Shqipërisë dhe shpresoj që ditët më të mira për rajonin tonë janë përpara”, nënvizoi ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në shenjë të miqësisë mes dy vendeve, Kryetari i Basshkisë Erion Veliaj i dorëzoi ministrit Radulović “Kullën e Sahatit” të Tiranës. Ministri i Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Đorđe Radulović falenderoi kryebashkiakun Veliaj për mbështetjen dhe e ftoi atë për një vizitë në Malin e Zi. “Faleminderit nga thellësia e zemrës për këtë dhuratë të bukur. Nuk jemi vetëm vende fqinje por jemi miq, aleatë dhe partnerë dhe shpresoj që tani e tutje do të kemi vizita më të shpeshta dhe jeni më shumë se i mirëpritur që të vini në Malin e Zi. Faleminderit për mikpritjen shqiptare të njohur gjerësisht në botë”, tha Đorđe Radulović.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?