Kulla në Shkodër, Zef Shtjefni: Vepër madhështore e pionerit të biznesit lezhian, Agustin Uldeda
Ndërtimi i kullës 100 metra të lartë që do të ndërtohet në qytetin e Shkodrës ka krijuar shumë zhurmë në media. Ky projekt do të jetë mes më të bukurëve në Shqipëri dhe më i veçanti në Europë. Biznesmeni i njohur Zef Shtjefni në një postim në rrjetin social facebook shkruan se pioneri i biznesit lezhian, Agustin Uldeda “po le nam” edhe në Shkodër me iniciativat e tij dhe veprat madhështore, siç do të jetë edhe kjo kullë.
Postimi i plotë:
Pioneri i biznesit lezhian Agustin Uldeda tani “po le nam” edhe në Shkodër. Iniciativa dhe kurajo e tij për një vepër të tillë madhështore, e cila do të bëhet pa dyshim simbol i Shkodrës moderne, është për tu admiruar e kopjuar. Hotel me 5 yje, me 35 kate mbi tokë e 3 nën tokë, me mijëra m2 ndërtim mbi tokë e nën tokë, me vlerë disa mln €. Kurajo e madhe, besim i madh në perspektivën e vendit dhe të Shkodrës. Ju priftë e mbara Gustit e gjithë familjes !
KOHA JONË SONDAZH

