Kulluri: Kreu i PD kërkon negociatë për të ikur! Përmeti: Berisha triumfon

Situata në PD është veç në një këndvështrim, ”beteja” me kreut Lulzim Basha me liderin historik të demokratëve, Sali Berisha. Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri, thotë se Basha po kërkon negociatë për t’u larguar nga PD.

Kurse ish-deputeti Andi Përmeti thekson se Basha është i shkarkuar, i rënë, ndërsa duhet gjetur mënyra si të merret vula e kryetarit. Po ashtu ai nënvizon se Berisha do dalë fitues në këtë situatë dhe ngërçi do të jetë juridik se si do veprohet për ti marrë vulën e kryetari Basha.

”Në momentin që anëtarësia e partisë do diçka, patjetër që është sovran. Nuk mund të mbajë njeri vulën me dhunë. Kuvendi i 11 dhjetorit do dalë triumfues, ndërsa Basha në opinionin tim është i larguar nga çfarë shohim ne, dhe kjo duket qartazi për ata që e njohin PD nga brenda ndër vite. Problemi është si do veprojë Basha duke qenë se ka vulën në xhep. Si do merret kjo vulë duke pretenduar se ai nuk do e njohë këtë Kuvend duke thënë që s’është legjitim. Këtu fillon ngërçi juridik që duhet parë si do veprohet. Juristët pranë foltores po e mendojnë. Basha moralisht e kam thënë, që është i rënë. Juridikisht, si do ja marrim vulën, mbetet për tu parë”,-tha në ”Report TV”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Analisti Basir Çollaku e sheh pozitive debatin në PD dhe thotë se kjo i shërben politikës shqiptare në tërësi, ndërsa thotë se situata në PS është akoma më keq, por qëndrojnë të bashkuar për hir të pushtetit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?