Kume mbështet Metën: Problemi i kartave të identitetit, duhet vlerësuar përmes një fushate sensibilizuese

Në takimin online me Presidentin Ilir Meta mbi ecurinë e procesit përgatitor të zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin e Shqipërisë, ishte edhe ish-kreu i KQZ-së, Kristaq Kume, ku në fjalën e tij e tij, tha se do të jetë një test i rëndësishëm për demokracinë. Nga ana tjetër, ai mbështeti qëndrimin e kreut të shtetit në lidhje me skadimin e kartave të identitetit, ku tha se duhet vlerësuar përmes një fushate sensibilizuese.

”Ky proces do të jetë një test tepër i rëndësishëm për demokracinë, ndaj të gjithë duhet të angazhohemi për të mbrojtur demokracinë në vendin tonë. Pres që një pjesë e mirë e fenomeneve që atakonin standardet e zgjedhjeve, nuk do të shfaqen si rezultat i ndryshimit ligjor të realizuar dhe angazhimit tonë të përbashkët.

Lidhur me problemet që do të shkaktojë pandemia, duhet parë me shumë seriozitet, sa i takon marrjes së masave për të garantuar pjesëmarrjen sa më të lartë të zgjedhësve në proces. Shoh mundësinë e një keqpërdorimi të votës së emigrantëve. Fakti që nuk është realizuar kjo e drejtë, kjo nuk flet për mirë. Edhe ju z.President i keni bërë thirrje qytetarëve për të trajtuar problemin e kartave të identitetin, që duhet vlerësuar nëpërmjet një fushate sensibilizuese.

Është me rëndësi të angazhohemi të gjithë për të garantuar një proces zgjedhor me standarde, për të mbrojtur çdo votë dhe për të ndaluar qysh sot çdo përpjekje për ta prekur atë”, tha Kume.

SHKARKO APP