Kundërpërgjigjet Rilindja, rinis komisioni hetimor ndaj Metës

Kundërpërgjigjet mazhoranca pas deklarimit të Presidentit Meta për protestën e 2 marsit.

Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta do të mblidhet këtë të premte, më 28 shkurt. Seanca do të zhvillohet në orën 13:00, ndërsa është parashikuar të dëshmojë edhe kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.

Ky i fundit është paditur në SPAK nga Presidenti Ilir Meta, i cili e akuzon për “shpërdorim detyre” dhe “përvetësim i titullit apo detyrës shtetërore”. Kreu i KED akuzohet nga Presidenti se “ka tentuar të bëjë grusht shtetit”, duke shkelur Kushtetutën dhe ligjin për emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

Swiss Digital Desktop Reklama

Komisioni Hetimor për Metën nisi punën gjatë vitit të kaluar, ku synon të hetojë veprimet e Presidentit, që me çdekretimin e 30 qershorit si datë e zgjedhjeve lokale.

Swiss Digital Mobile Reklama

E gjitha duket se është hakmarrje nga mazhoranca, sidomos nga rilindja që ka pushtuar PS-në.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?