Kur Albin Kurti flet kundër Ramës dhe Baton Haxhiut (VIDEO)
Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti po del fitimtar i zgjedhjeve të parakohshme palamentare në Kosovë. Në lidhje me marrëdhënien me Shqipërinë, Kurti më herët është shprehur kundër kryeministrit Edi Rama dhe këshilltarit të tij, Baton Haxhiu. Më 4 shkurt të këtij viti, në një deklaratë për mediat, Kurti tha se nuk pranon një keqqeverisje nga Tirana zyrtare, pasi oligarkët dhe mafia po shkatërron Shqipërinë. ”Jo vetëm Shqipëria destabilizohet nga kjo mënyrë qeverisje”, thekson Albin Kurti, ”por edhe Kosova dobësohet e copëtohet”.
Fjala e plotë
Unë nuk mendoj që Rama është për ndarjen e Kosovës. Mendoj që ka zgjedhur për miq dhe bashkëpunëtorë në Kosovë njerëz të papërshtatshëm, të cilët zgjedhin të përfitojnë për vete. Baton Haxhiu është një ndër njerëzit më të urryer në Kosovë për shkak të lidhjeve të tij me shefin e Shërbimit Sekret Shtetëror Serb, i cili i ka formuar edhe “Tigrat e Arkanit” edhe shkorpjonët, edhe Beretat e Kuqe, tri formacione famëkeqe që kanë bërë masakra në Kroaci, Bosnje dhe në Kosovë dhe ky person të ketë kaq shumë ndikim, nuk ka shpjegim ndryshe, përveçse vazhdon shteti i Serbisë të qëndrojë pranë tij. Mendoj që edhe në Kosovë, edhe në Shqipëri duhet të fillojmë të mendojmë dhe të përgatitemi për një pranverë shqiptare. Meqënese kur në kushtet kur ekonomikisht jemi dobët dhe ushtritë i kemi pothuajse inekzistente e ndodhemi në një udhëkryq edhe kohor edhe hapësinor, edhe si Ballkan, edhe në vitin 2019 është e domosdoshme që populli shqiptar të rishfaqet dhe ta demokratizojë veten në mbrojtje të detyrës së tij kombëtare për bashkim dhe të interesit të tij shtetëror për integrim europian.