Kur do t’i dekretojë Presidenti Meta zgjedhjet e pjesshme vendore?

Paçka se PD-ja nuk është në kushte më optimal për t’u përballur me shumicën qeverisëse, pas më shumë se dy vitesh, Presidenti Ilir Meta pritet të dekretojë datën për zgjedhjet në 6 bashkitë të cilat nuk kanë kryetar të mandatuar nga qytetarët.

Sipas Kodit Zgjedhor, kur pritet që kreu i shtetit të shpallë datën? Në rast të ndërprerjes së mandatit për shkaqet e parashikuara në nenin 115 të Kushtetutës, zgjedhjet mbahen jo më parë se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë nga data e njoftimit të ndërprerjes së mandatit.

Në rast ankimi të organit të shpërndarë ose të shkarkuar, zgjedhjet zhvillohen jo më parë se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë nga mbarimi i afatit që ka organi i shpërndarë për të ankimuar vendimin e Këshillit të Ministrave në Gjykatën Kushtetuese.

Në çdo rast, Presidenti i Republikës nxjerr dekretin jo më vonë se 48 orë nga njoftimi për ndërprerjen e mandatit. Meta do duhet të dekretojë datën brenda dy ditëve nga momenti që merr informacionin e kërkuar nga Ilirjan Celibashi.

SHKARKO APP