Kur e “dhjet” edhe Avokati i Popullit. Lexoni letren e keshilltarit te tij

 
Denis Minga,  Kësëhilltari për mediat i Avokatit të Popullit Igli Totozani përmes një letre zbulon një skemë gjigande korrupsioni që siç thotë këshilltari, tashmë i larguar nga ky pozicionështë bërë mes avokatit dhe bashkëshortes së tij. Minga thotë ndër të tjera në letër se vetëm pak muaj ka zgjatur misioni fisnik i z.Totozani si Avokat i Popullit i votuar nga Kuvendi për ti shërbyer qytetarëve dhe jo vetes.”
 
Por cfarë ka ndodhur realisht ? Në mars të vitit 2012 Avokati i Popullit ( zgjedhur në dhjetor të 2011) do të nënshkruante marrëveshjen e parë me shoqatën e bashkëshortës së tij duke i dhënë fund moralit dhe integritetit të tij si titullari më i lartë në vend që mbron të drejtat e njeriut”, shkruan këshilltari në letër.
Minga sqaron se “marrëveshja që mban datën 02/03/2012 është firmosur mes Mekanizmit Kombëtar të Parandalimit të Torturës , njësi kjo e varur drejtpërdrejt nga Avokati i Popullit, në këtë rast z. Igli Totozani dhe drejtueses ekzekutive të Institutit Europian të Tiranës znj. Marta Onorato që për koincidencë rezulton të jetë dhe bashkëshortja e z. Igli Totozani.
 
Marrëveshja në fjalë ishte e financuar nga Bashkimi Europian dhe instituti i Shoqërisë së Hapur. Sipas kësaj marrëveshje AP dhe IET do të kryenin vizita të përbashkëta monitoruese në të gjitha institucionet e paraburgimit. ( a thua sikur në vend nuk kishte tjetër OJF që merret me monitorimet në paraburgimet përvec shoqatës së gruas së Avokatit të Popullit )”, shkruan në letër këshilltari duke zbuluar më poshtë një tjetër marrëveshje me shoqatën e bashkëshortes së Totozanit.
 
“Por nuk do të mjaftonte kjo. Avokati i Popullit do të nënshkruante një tjetër marrëveshje sërish me shoqatën e gruas dhe sërish e financuar . Kësaj radhe marrëveshja e nënshkruar mes Mekanizmit Kombëtar për Parandalimin e Torturës të AP dhe IET është nënshkruar në 1 prill të 2013 dhe parashikonte ndërrmarrjen e vizitave të përbashkëta monitoruese në të gjitha ambjentet e policisë së shtetit ku mbahen personat e arrestuar ndaluar apo shoqëruar. ( sërish a thua se në gjithë Republikën e Shqipërisë shoqata e gruas së Avokatit rezulton më e specializuara për monitorimet e të gjitha komisariateve të vendit)”, shkruan Minga.
 
Letra e plotë e Këshilltarit për media të Avokatit
 
“Nderkohe qe po behesha gati te shkruaja kete email lexoj njoftimin ne fcb te qendrimit qe mbante Avokati i Popullit per projektligjin per Kodin e Punes. I hedh nje sy dhe lexoj cfare mendon z. Totozani per te drejtat e punemarresve…."
Avokati i Popullit i ka kushtuar një vëmendje dhe trajtim të veçantë ankesave lidhur me mbrojtjen shoqërore të punës, e cila ka patur në fokus të saj largimet e pamotivuara nga puna, mosrespektimin e afateve ligjore për këto largime nga punëdhënësi etj., veprime të cilat pengojnë punëmarrësit për garantimin dhe respektimin sa më të drejtë të marrëdhënieve të punës.
 
Nga konstatimi i një sërë problematikave gjatë procedurave të ndërmarra nga punëdhënësit për largimet e padrejta dhe të pamotivuara nga puna, marrëdhënia e të cilëve rregullohet me Kodin e Punës, kemi adresuar edhe rekomandimet përkatëse për zbatimin sa më të drejtë të Kodit të Punës."
 
Ketu Avokati flet per largime te pamotivuara ne administrate dhe shfaqet shume i shqetesuar saqe nuk e ze gjumi naten…….Padyshim qe kur nje qytetar i painformuar e lexon kete mesazh mendon se kemi nje Avokat te Vertete Populli qe mendon per hallet e tij dhe reagon per padrejtesite qe i behen . Po ky qytetari i shkrete nuk e di qe Avokati i Tij i Popullit jo vetem qe nuk e can koken per hallet e tij por madje vete behet problem per ta. Do ti thoja ketij qytetarit te shkrete se Avokati i Tij i Popullit ka hequr vete nga puna disa punonjes brenda institucionit te tij ne menyre te padrejte .( Gjykata i ka hedhur poshte vendimet e tij dhe u ka dhene te drejte te larguarve me rikthim ne vendin e punes ose demshperblim) Ehhh I dashur qytetar kur Avokati shkel te drejtat e punonjesve te vet si do ti mbroje te drejtat e tua??????????
 
Kjo te dashur miq vlen dhe per ju dhe per ndergjegjen tuaj qytetare…Une do tju tregoj me pak fjale historine time me z.Totozani.
Prej datës 1/11/2013 kam punuar si këshilltar për mediat pranë Avokatit të Popullit Igli Totozani. Në datë 04/05/2015 Avokati i Popullit më dërgon njoftimin mbi ecurinë e marrëdhënieve të punës duke kërkuar ndërprerjen e menjëhershme dhe të njëanshme të marrëdhënieve të punës. Arsyja e vetme që Avokati i Popullit Igli Totozani kishte shfaqur verbalisht kundër meje për ndërprerjen e njëanshme të marrëdhënieve të punës ishtë humbja e besimit të tij ndaj meje. Por unë jo vetëm nuk kam cënuar në asnjë rrethanë imazhin e Avokatit të Popullit por përkundrazi është z.Totozani i cili me veprimet e tij ka cënuar rëndë moralin dhe
integritetin e titullarit duke humbur jo vetëm besimin tim dhe të stafit të institucionit por të të gjithë shqiptarëve.
 
Sic e theksova me lart prej datës 1/11/2013 punoja si këshilltar për mediat pranë Avokatit të Popullit Igli Totozani pas një mirëkuptimi të plotë dypalësh për të bashkëpunuar në të mirë të institucionit . Gjatë gjithë kësaj periudhe kam punuar me përkushtim në rritjen e imazhit dhe reputacionit të Avokatit të Popullit tek opinioni publik. Kam punuar me përkushtim duke besuar në integritetin dhe moralin e titullarit të institucionit z.Igli Totozani. Pavarësisht akuzave në disa media periferike (kryesisht gazeta SOT) ndaj figurës së tij për shkelje të ligjit dhe konkretisht të ligjit për konfliktin e interesit asnjëherë nuk kam menduar se figura e z. Totozani do të ishtë e cënuar moralisht apo dhe ligjërisht. Edhe retorika europiane e përdorur nga z. Totozani nuk linte vend për dyshime tek unë. Pikërisht për këtë arsye i kam këshilluar z.Totozani para një viti që të hidhte në gjyq gazetën në fjalë për shpifje dhe cënim të figurës së tij . Por z. Totozani asnjeherë nuk e përdori këtë hapësirë ligjore në mbrojtje të figurës së tij me arsyen se kështu e kishin këshilluar ndërkombëtarët dhe se nuk ishte produktive që të hidhte në gjyq një gazete pavarësisht shpifjeve të cilat ai i cilësonte si monstruoze. Por së fundmi u njoha me fakte tronditëse rreth menyrës sesi z. Totozani ka shfrytëzuar institucionin e tij per interesa private.
 
Vetëm pak muaj ka zgjatur misioni fisnik i z.Totozani si Avokat i Popullit i votuar nga Kuvendi për ti shërbyer qytetarëve dhe jo vetes. Por cfarë ka ndodhur realisht ? Në mars të vitit 2012 Avokati i Popullit ( zgjedhur në dhjetor të 2011) do të nënshkruante marrëveshjen e parë me shoqatën e bashkëshortës së tij duke i dhënë fund moralit dhe integritetit të tij si titullari më i lartë në vend që mbron të drejtat e njeriut. Marrëveshja që mban datën 02/03/2012 është firmosur mes Mekanizmit Kombëtar të Parandalimit të Torturës , njësi kjo e varur drejtpërdrejt nga Avokati i Popullit, në këtë rast z. Igli Totozani dhe drejtueses ekzekutive të Institutit Europian të Tiranës znj. Marta Onorato që për koincidencë rezulton të jetë dhe bashkëshortja e z. Igli Totozani. Marrëveshja në fjalë ishte e financuar nga Bashkimi Europian dhe instituti i Shoqërisë së Hapur. Sipas kësaj marrëveshje AP dhe IET do të kryenin vizita të përbashkëta monitoruese në të gjitha institucionet e paraburgimit. ( a thua sikur në vend nuk kishte tjetër OJF që merret me monitorimet në paraburgimet përvec shoqatës së gruas së Avokatit të Popullit )
 
Por nuk do të mjaftonte kjo. Avokati i Popullit do të nënshkruante një tjetër marrëveshje sërish me shoqatën e gruas dhe sërish e financuar . Kësaj radhe marrëveshja e nënshkruar mes Mekanizmit Kombëtar për Parandalimin e Torturës të AP dhe IET është nënshkruar në 1 prill të 2013 dhe parashikonte ndërrmarrjen e vizitave të përbashkëta monitoruese në të gjitha ambjentet e policisë së shtetit ku mbahen personat e arrestuar ndaluar apo shoqëruar. ( sërish a thua se në gjithë Republikën e Shqipërisë shoqata e gruas së Avokatit rezulton më e specializuara për monitorimet e të gjitha komisariateve të vendit)
 
Por cfarë ka ndodhur realisht me këto marrëveshje ? A mbetën këto marrëveshje thjesht në letër apo u konkretizuan ? Faktet ishin sërish tronditëse. Dy marrëveshjet janë konkretizuar në mënyrë ekstreme dhe barbare . Vetëm në një periudhë të shkurtër kohe Avokati i Popullit ka kryer me shoqatën e gruas së tij rreth 50 monitorime në burgje dhe komisariate në të gjithë vendin.
 
Pra për ta thjeshtuar faktin mund të themi që Avokati i Popullit Igli Totozani monitoronte burgjet së bashku me gruan e tij. Por nuk ka mbaruar këtu, të tjera fakte tronditëse dalin në skenë rreth këtij bashkëpunimi kaq të ngushtë burrë e grua për të mirën të qytetarit.
Faktet tregojnë se falë këtij bashkëpunimi, burrë e grua arritën të finalizonin dhe rreth 20 rekomandime për gjëndjen në burgje dhe komisariate. Dua të theksoj këtu, se rekomandimi përbën produktin më të rëndësishem dhe final të punës së Avokatit të Popullit. Por përdorimi ekstrem i institucionit për qëllime personale nuk mbaron këtu. “Duke humbur si zakonisht besimin” tek ekspertët e institucionit, Avokati i Popullit do të vendoste në krye të Mekanizmit Kombëtar të Parandalimit të Torturës në periudha të ndryshme dy zonja të cilat më parë kishin punuar si eksperte në shoqatën e gruas së tij IET( për arsye etike nuk po ua përmend emrat dy zonjave por ato mund të gjenden kollaj pasi kanë qenë pjesë e ekspertëve të IET ndërsa kjo shoqatë zhvillonte monitorimet me ekspertët e Avokatit të Popullit).
 
Të gjitha këto fakte mund ti gjykojë cdo njeri prej nesh por pyetjes sime se a ka mundësi që një Ombudsman Europian të firmosë marrëveshje me gruan e tij, z.Totozani akoma nuk i është përgjigjur . Ai në fakt është anëtar i shumë organizatave të Ombudsmanëve rajonalë dhe europianë madje kryeson dhe presidencën e radhës së Ombudsmanëve të Mesdheut ( AOM ) Do të ishte mirë që z. Totozani të pyeste kolegët e tij në këto organizata se mos ndonjëri prej tyre ka bërë marrëveshje me gruan e tij ndërkohë që ushtron mandatin si Ombudsman.
 
Këto fakte unë kam për detyrë si qytetar ti coj në organet përkatëse të drejtësisë dhe medias për ti dhënë përgjigje shqetësimit nëse z. Totozani ka shkelur apo jo ligjin për konfliktin e interesit ?
Por sot mund të them me bindje se z. Totozani e ka humbur betejën me moralin dhe shërbimin për qytetarin. Ai vërtet ka dhe një vit e gjysëm mandat për tu zvarritur dhe për ta shtyrë në krye të këtij institucioni , por me moral dhe integritet kaq të goditur ai e ka të pamundur të mbrojë të drejtat e qytetarëve. Edhe nëse ka patur përpjekje në dukje për të ndihmuar qytetarët në nevojë faktet e mësipërme i bejne nul ato.
 
Cdo qytetar me formim sado minimal e kupton se z.Igli Totozani nuk u zgjodh Avokat i Popullit për të bashkëpunuar dhe firmosur marrëveshje të financuara me gruan e tij. Dhe në fund dua ti drejtohem z. Totozani duke i thene se ju e keni mbyllur misionin tuaj në krye të këtij institucioni sepse morali i cënuar nuk ju lë të bëni asgjë, ju ka bërë tmerrësisht frikacak, ju ka bërë tmerrësisht paranojak dhe praktikisht ju ka bërë nul. Për këtë arsye nëse ju ka mbetur një gramë moral dhe dinjitet ju bëni mirë të jepni dorëheqjën për tu cliruar nga zullumet që keni bërë dhe të lini të lirë kapjen e këtij institucioni, drejtimin e të cilit tashmë ju nuk e meritoni më. Por padyshim kjo është një zgjedhje që lidhet me moralin dhe integritetin tuaj .
Z.Totozani përpara se të akuzoni padrejtësisht dhe pa fakte bashkëpunëtorët e tu për humbje të besimit ju duhet të vetëpastroheni pasi përfundimisht keni humbur besimin jo vetëm të stafit të institucionit por të të gjithë shqiptarëve.
Kjo eshte hitoria ime me z. Totozani po besoj dhe ju padyshim e keni nga nje histori te cuditshme me te qe vetem me respektimin e te drejtave te njeriut nuk ka te beje. Gjithsesi duke respektuar pervojen tuaj juridike dhe qytetare ju jap nje keshille miqesore " Ruani dhe mos lejoni askend qe tju shkele dinjitetin tuaj qytetar sepse nese nuk respektoni dot veten si do te mund tju vini ne ndihme qytetarit me hallet e shumta qe ka . Faleminderit per gjithcka dhe tek une si nje gazetar shume i mire (menjane modestise hahaha) do te gjeni jo vetem nje mik por edhe nje bashkepunetor per cdo shkelje te te drejtave te njeriur qe do te konstatoni si jashte por edhe brenda institucionit tuaj te nderuar. Dhe mos harroni dicka, titullaret vene e vine ndersa ju mbeteni gjate ndaj mos u zini me njeri tjetrin . Respekte….Denis Minga”

SHKARKO APP