Kur mazhoranca gëzon me të drejtën e votës. “Ligjet” votojnë 4 emrat për kreun e ri të KQZ, opozita pritet të skualifikojë dy emra

Komisioni i Ligjeve ka vijuar ditën e sotme procedurën për zgjedhjen e kreut të ri të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Në mbledhjen e sotme u diskutuan e më pas votuan kandidaturat për këtë detyrë, vetëm më votat e mazhorancës, pasi deputetët e PD nuk ishin të pranishëm.

Në fillim të mbledhjes, kreu i Komisionit Fatmira Xhafa, paraqiti edhe 5 kandidatët për kreun e KQZ: Denar Biba, Koli Bele, Lefterie Luzi, Anton Lleshaj dhe Rozeta Ivanova.

Në mbledhjen e sotme u votua për 4 emra nga 5 kandidatura që ishin, pasi u skualifikua Anton Lleshaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tashmë, në bazë të procedurës i takon opozitës që të skualifikojë dy nga kandidaturat.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dhe pas vendimit të opozitës, do t’i kalojnë Parlamentit dy emrat e mbetur, të cilët do të votohen në seancën plenare të së enjtes.

Ditën e nesërme Kuvendi, pritet edhe që të votojë kreun e ri të KQZ, pas shqyrtimit të dy kandidaturave.

ligjet-1 ligjet-2 ligjet-3 ligjet-4 ligjet-5 ligjet-6 ligjet-7 ligjet-9

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?