Kur Zani Çaushi deklaronte: Jo vetëm Berisha, të gjithë berishianët duhet të vdesin me turp (Video)
Qershor 1997, Nën një atmosferë të tensionuar zhvillohet fushata për zgjedhjet e parakohshme. Në Vlorë bandat e armatosura luftojnë në mes të rrugës.
Në ditën e fundit të fushatës, para zgjedhjeve të 29 qershorit 1997 presidenti Sali Berisha nga sheshi Skënderbej liron 4 pëllumba të bardhë si shpresë për paqen. Ai i bën thirrje të rinjve shqiptarë t’I drejtohen zgjedhjeve të dielën për të mundur Partinë Socialiste të cilën e quan aleate me kriminelët dhe komunistët.
Por ndërsa shqiptarët përgatiten të votojnë jug i vendit është ende nën pushtetin e bandave të armatosura.
“Ndërsa fushata e përgjakshme po mbyllet të gjithë palët bëjnë thirrje për ti dhënë fund dhunës. Por kushdo që do të marrë pushtetin në zgjedhjet e së dielës do I duhet të bindë grupet e armatosura të dorëzojnë armët
Qyteti port i Vlora është pothuajse në dorë të mafias shqiptare- dhe një prej liderëve më të frikshëm të tij, Zani edhe pse deklaron se do të bashkëpunojë me autoritetet nuk duan që Berisha të fitojë” raportonte AP në atë kohë
“Të bëhen votimet të vijë qeveria e re ne do të bashkëpunojmë me policinë, do të zhdukim kriminelët. Jo vetëm Berisha duhet të vdesë. Të gjithë berishianët duhet të vdesin me turp se ne vdesim si burrat “ thotë Zani Çaushi. I veshur me një antiplumb dhe me një varëse ari në qafë ai flet për një gazetar italian në videon 2 minutëshe që AP kishte përgatitur për zhvillimet në Shqipëri të asaj kohe