Kurs për 15 hetues të AMP, ambasada e SHBA: Më shumë llogaridhënie nga policia në rrugën drejt integrimit në BE

Departamenti i Drejtësisë i SHBA-ICITAP, në partneritet me Agjencinë Shqiptare të Mbikëqyrjes Policore (AMP), nisi një kurs trijavor për hetimin e krimit për 15 hetues të AMP në Ministrinë e Brendshme. ”I mbështetur nga zyrtarë të lartë në qeverinë e Shqipërisë, ky kurs ka trajnuar tashmë mbi 160 oficerë dhe vazhdon të krijojë kapacitete në zbatimin e ligjit në Shqipëri. Ambasada e SHBA është krenare që mbështet këtë nismë për më shumë llogaridhënie nga policia në rrugën drejt integrimit në BE”,-informon Ambasada e SHBA-së në Tiranë.

Njoftimi i plotë

Sot, më 23 shtator, Departamenti i Drejtësisë i SHBA-ICITAP, në partneritet me Agjencinë Shqiptare të Mbikëqyrjes Policore (AMP), nisi një kurs trijavor për hetimin e krimit për 15 hetues të AMP në Ministrinë e Brendshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky program, i konceptuar për herë të parë në vitin 2022, synon të rrisë aftësitë e Oficerëve të Policisë Gjyqësore dhe të zbatimit të ligjit në hetimin e krimeve, duke përmbushur standardet kombëtare.

Swiss Digital Mobile Reklama

I mbështetur nga zyrtarë të lartë në qeverinë e Shqipërisë, ky kurs ka trajnuar tashmë mbi 160 oficerë dhe vazhdon të krijojë kapacitete në zbatimin e ligjit në Shqipëri. Ambasada e SHBA është krenare që mbështet këtë nismë për më shumë llogaridhënie nga policia në rrugën drejt integrimit në BE.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?