Kurthi ku Rama kërkon ta fusë PD? Bylykbashi flet për ofertën

Pakti i mundshëm mes PS-PD për zgjatjen e mandatit të Vetting-ut, i artikuluar nga Oerd Bylykbashi, ka marrë shumë reagime brenda PD-së.

Deputeti i PD-së. thotë se kryeministri Edi Edi Rama po synon që t’i ofrojë opozitës Reformën Territoriale me kushtin që të votojë zgjatjen e procesit të Vetting-ut.

“Oferta që Rama po bën, unë e quajta ofertë në fakt ajo është përpjekje e Ramës për të arritur një objektv. Të marrë Vetting-un me kuptimin që të zgjasë mandatin e këtyre që janë aktualisht në detyrë që ne i kemi akuzuar. Ti zgjasi PD me duart asaj mandatin është fundi”, tha deputeti i PD.

Swiss Digital Desktop Reklama

I ftuar në ”Euronews Albania”, ai tha se Komisioni i Venecias thotë që Vetting-u duhet të jetë sa më i shkurtër, maksimumi 5 vjet dhe në vend të zgjatjes mund të gjendet një zgjidhje tjetër.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?