Kurti dhe Rama: Bashkëpunimi Shqipëri-Kosovë, prioritet i prioriteteve

Albin Kurti në konferencën e parë në Tiranë, si kryeminstër i Kosovës, u prit nga homologu i tij, Edi Rama dhe të dy kryeministrat u shprehën se bashkëpunimi Shqipëri-Kosovë mbetet prioritet i prioriteteve.

”Komunikim të hapur e intensiv se për ku jemi e ku duam t’i çojmë marrëdhëniet tona në drejtim të bashkëpunimit në të gjitha fushat. Kemi rënë dakord që të fillojmë përgatitjet për mbledhjen e 2 qeverive që do mbahen në Shkodër, sepse e fundit ishte në Pejë , dhe aty u dakordësuam për Shkodrën. Por një vakum me dy mbledhjeve na imponon të bëjmë një mbledhje sa më produktive, do kemi një komision ndërshtetëror për të ndjekur ecurinë e marrëveshjeve, për të ndjekur problematikat dhe arritjet. Kemi diskutuar edhe për procesin e Berlinit dhe do vazhdojmë të flasim për të harmonizuar veprimet në funksion të implemtimit të katër lirive themelore të BE-së”,-tha Rama.

Kurse Kurti theksoi se ranë dakord për një komision ndërshtetëror, përbërë nga ministra dhe deputetë që ato 77 marrëveshje që janë nënshkruar të zbatohen por edhe të shtohen me të reja.

”Duam ta shtojmë bashkëpunimin, duke e thelluar dhe duke e zgjeruar atë. Kosova nuk do ta dilte Serbisë në luftë e as në paqe pa Shqipërinë, ne kurrë nuk e harrojmë këtë dhe duam që të ecim bashkë, shpejt e fuqishëm. Në veçanti duam që të bashkëpunojmë në aspektin ekonomik, të prodhimtarisë arsimit, sigurisë e të politikës së jashtme, fushat në të cilat i kemi preokupimet e njëjta dhe aleatët tanë demokratikë të zhvilluar e perëndimor janë po të njëjtët”.

SHKARKO APP