Kurti flet për mediat: Dy gjërat kryesore që theksova gjatë takimeve në Tiranë

Pas takimeve që zhvilloi këtë të dielë me krerët më të lartë të shtetit shqiptar, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha për mediat se gjatë këtyre takimeve kishte theksuar dy gjëra kryesore.

“Gjatë këtyre takimeve theksova dy gjëra kryesore. E para është suksesi dhe progresi demokratik e ekonomik i Kosovës në këto 2 vite të qeverisjes tonë, që është një progres i pashembullt në Kosovën e pavarur.

Në anën tjetër i informova për detajet e përmbajtjes së marrëveshjeve që kemi realizuar së pari në Bruksel dhe më pas edhe ankesin e zbatimit në Ohër, për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dëshirova që t’i njoftoj për së afërmi, dhe në hollësi me procesin e dialogut, por edhe me elementët përbërës të marrëveshjes që tani duhet të zbatohet”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?