Kurti hedh akuza ndaj të dërguarit të BE-së: Lajçak ka skenar kundër Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, thotë se ndërmjetësuesi Miroslav Lajçak është bërë palë me Serbinë. Ai shpjegoi arsyet e dështimit të takimit të 14 shtatorit në Bruksel, ndërsa akuzoi zyrtarin e Bashkimit Europian se në koordinim me Aleksandër Vuçiç kishin përgatitur një skenar kundër tij dhe se qëllimisht po dëmtojnë të ardhmen e Kosovës.

“Presidenti i Serbisë dhe Lajçaku reaguan me të njëjtin mendim dhe me njëjtën shpërfillje të koordinuar. Lajçaku dhe Vuçiçi, ishin koordinuar me një qëllim, të bëjnë të pamundurën një skenar në të cilin marrëveshja zbatohet në plotësi. 14 shtator pati një pozicion të ndërmjetësit kundër Kosovës dhe kundër marrëveshjes bazike në veçanti”, tha Kurti.

Kurti njoftoi se pas takimit ka dërguar një letër në Uashington, Berlin, Paris dhe Romë, duke detajuar ankesat e tij për punën e Lajçakut në lehtësimin e dialogut. Kryeministri kërkoi nga institucionet e BE-së që t’i kërkojnë llogari Lajçakut, teksa zbuloi një episod brenda takimit të fundit.

SHKARKO APP