Kurti: Jam politikan i ndryshëm nga Rama

Pasi fitoi në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, Albin Kurti thotë se do të jetë ai kryeministri i ardhshëm që do të drejtojë edhe dialogun Prishtinë-Beograd nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Në një përgjigje për gazetarët në Tiranë, ku mori pjesë në Samitin për Paqen në Europën Juglindore, Albin Kurti tha se takimi i ardhshëm pritet të mbahet në pranverën e vitit 2020, përpara zgjedhje në Serbi.

”Nuk mund të prisni marrëveshje tha Kurti. Ne presim substancën e marrëveshjes”. Për Kurtin, është Serbia ajo që duhet të ndryshojë më shumë sesa Kosova sa i përket arritjes së marrëveshjes. Sa i përket heqjes së taksës 100 % të produkteve serbe në Kosovë, ai tha se kjo do të bëhet me kusht njohjen e reciprocitetit ekonomik dhe tregtar.

“Ne kemi nevojë për dialog me Brukselin dhe Beogradin. Do të takohem me pasardhësin e zonjës Mogherini, dhe dialogu i ardhshëm të mos dështojë. Për marrëveshjen me Serbinë, duhet të ndryshojë Serbia shumë më shumë se sa Kosova. Dialogun e ardhshëm me Serbinë do e udhëheq unë. Pranverën e vitit të ardhëm dialog me Serbinë, para zgjedhjeve. Nuk mund të prisni marrëveshje, ne presim substancën e marrëveshjes”.

SHKARKO APP