Kurti në mbledhjen e dy qeverive: Të flasim si diplomatë dhe të punojmë si patriotë!

Në mbledhjen e qeverive Kosovë-Shqipëri sot në Elbasan, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, tha se marrëveshjet që janë firmosur mes dy qeverive duhet të gjejnë zbatim dhe se dy vendet duhet të punojnë si patriotë dhe të flasin si diplomatë.

Më tej, Kurti tha se bashkëpunimi mes dy shteteve duhet të jetë sa më i projektuar për të bërë të mundur edhe integrimin e dy vendeve në BE.

Kjo është mbledhja e 7 e përbashkët, por e para e imja që marr pjesë si kryeministër i Kosovës. Unë vitin e kaluar isha kryeministër 4 muaj, këtë vit janë bërë 8 muaj, kështu që kam përparuar. Sa herë vij në Shqipëri jo vetëm si kryeministër, kam një ndjesi të veçantë që nuk përshkruhet lehtë. Këngëtari ynë Nikollë Nikprelaj thotë jemi si një lis me dy degë, pra jemi një edhe pse për shkak të dialekteve po degëzohemi. Po analizohet mirë çfarëdo them, se ku dua të dal dhe çfarë mesazhi po dërgoj. Edhe sikur mos them asgjë prapë njëlloj do ishte. Ka një lloj ndrydhje të ndjenjave kur flitet për Shqipërinë, që është shkaktuar nga trauma e ndërrimit të simboleve që ka kaluar me një tronditje kolektive. Shoqëria në Kosovë përjetoi një zëvendësim që nuk u pyet dhe kjo është një temë e dhimbshme, dhe nuk është korrekte për të folur për të. Tash të thuash se jemi të lumtur që jemi një kombi ndarë do të ishte një marrëzi. Të thuash që kemi dy shtete se jemi të fortë është largpamësi. Të thuash që do të bashkohemi në BE të shquajnë si diplomat. Këta të fundit po tregohen më të suksesshëm, le të flasim si diplomatë por të punojmë si patriotë. Sa më i projektuar horizonti i vendeve tona aq më i mundshëm është integrimi ynë në BE“, tha Kurti.

SHKARKO APP