Kurti për takimin me Ramën: Kur bëhemi bashkë, rritet puna dhe imazhi i kombit shqiptar

Kryeministri Albin Kurti dhe homologu Edi Rama në emër të qeverive respektive nënshkruan sot (e premte) marrëveshjen e Bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030. Në një postim në rrjete sociale, Kurti shkruan se kur bëhemi bashkë, rritet puna dhe imazhi i kombit shqiptar.
”Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira edhe e rritin imazhin e kombit shqiptar, kësaj radhe duke e dëshmuar institucionalisht traditën tonë të mirënjohur të mikpritjes edhe në organizimin e ngjarjeve të mëdha sportive ndërkombëtare.
Sot në kryeministri, pas seancës së përbashkët ndërmjet dy kuvendeve tona, me Kryeministrin Rama nënshkruam Marrëveshjen e Bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë për organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030”,-shkruan Kurti.
View this post on Instagram