Kurti pranoi planin e ri të BE-së për Asociacionin, Rama: E përgëzoj! Rajoni ynë meriton paqe
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pranon që plani i emisarëve perëndimorë, i prezantuar ditë më parë, të jetë kornizë për bisedimet e mëtejshme me SHBA-në, Gjermaninë, Francën dhe Italinë. Për këtë zhvillim ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, ku teksa e përgëzon, thotë se rajoni ynë meriton paqe, stabilitet dhe bashkëpunim për një të ardhme të përbashkët më të mirë, dhe jo konflikte.
Postimi i plotë
Përgëzoj Kryeministrin e Kosovës për pranimin e propozimit të BE-së për të përparuar me vendosmëri drejt një zgjidhjeje zhbllokuese lidhur me AKSHS, përmes instrumenteve të vetëmenaxhimit si një kuadër për negociatat vijuese.
Kjo është një pikë vërtetë kyçe. Udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë duhet të tregojnë lidership dhe të punojnë ngushtësisht, pa asnjë vonesë të mëtejshme, me aleatët perëndimorë të rajonit për të zbatuar menjëherë Marrëveshjen Bazë mbi normalizimin e marrëdhënieve.
Rajoni ynë meriton paqe, stabilitet dhe bashkëpunim për një të ardhme të përbashkët më të mirë, dhe jo konflikte, lojëra fajësimi dhe prapakthime që na dëmtojnë të gjithëve.
KOHA JONË SONDAZH

