Kurti-Ramës: Askush nuk mund të qëndrojë në mes të popullit shqiptar
Kryeministri Edi Rama theksoi gjatë Samitit të mini-shengenit Ballkanik se klasa politike e Kosovës se bëri gabim që u distancua nga takimi në Tiranë duke theksuar se kjo do të ndikojë negativisht për Kosovën.
Së fundmi ka reaguar Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili ka shkruar në Twitter se parimet për gjithëpërfshirje dhe reciprocitet duhet të udhëheqin iniciativat rajonale. Kreu i VV’së, thotë se rruga nga Beogradi për në Tiranë kalon nëpër Prishtinë. “Ne jemi dhe gjithmonë do të jemi një popull dhe askush nuk mund të qëndrojë mes nesh. Ne kemi nevojë për më shumë bashkëpunim jo konfrontim!”, ka shkruar lideri i Lëvizjes Vetëvendosje.
Takimi i së shtunës ndërmjet liderëve rajonal është i treti më radhë, ku është diskutuar për Mini-Shengenin. Në takim kanë marrë pjesë liderët e Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Serbisë, ndërsa Kosova ka refuzuar të marrë pjesë.
Principles of inclusiveness & reciprocity must lead regional initiatives. The road from #Belgrade to #Tirana goes through #Prishtina. We are and always will be one people and no one can stand between us. We need more cooperation not confrontation!
— Albin Kurti (@albinkurti) December 23, 2019