Kurti refuzoi vaksinat kineze të Ramës, Tritan Shehu: Kryeministri ynë i trajton shqiptarët si “kavje”
Nga Tritan Shehu
Vaksinat, ndërsa Rama rrezikon e përbuz jetën e qytetarëve, Kosova i mbron ata!
Është për t’u përshëndetur qëndrimi i Kurtit dje, qe në respekt të ligjit dhe të domosdoshmërisë së sigurisë ndaj qytetarëve deklaroi se në Kosovë mund te importohen vetëm vaksina të certifikuara nga EMA, njëëloj si për qytetaret e tjerë të BE.
Ndërsa Rama duke dashur të fshehë dështimin e tij të plotë mbi njëvjeçar te epidemise Covid, për arsye vetëm elektorale, në kundërshtim të plotë me parimet e detyrimet e “sigurisë medikamentoze”, i trajton qytetarët shqiptare si “qenie të dores se dyte”, duke i sjellë vaksina:
1. Pa asnjë certifikim jo vetem të EMA, por dhe të ndonjë agjensie ndërkombetare si FDA, Britanike dhe as të OBSh vetë (në fakt as dhe nëpunesit e tij te Agjensisë sonë apo të Komitetit të vaksinimit nuk kane guxuar të përgatisin një të tillë).
2. I importon ato nëpërmjet “importeve paralele”, jo direkt nga prodhuesi, pa publikuar as dhe një certifikatë origjine të mallit, apo kontratë ku të përcaktoheshin edhe përgjegjësitë në rast komplikacionesh, detyrime ligjore këto për shtetin.
Është kjo papërgjegjshmëri mbi njëvjeçare e kësaj Qeverie në ikje në përballjen Covid, diskriminimi i plotë i shqiptarëve e trajtimi i tyre shpesh si “kavje”, që ka pasur deri tashti një rezultat tragjik për ne:
—Vdekjet shtesë prej Marsit 2020 në Marsin 2021 kanë kapur shifrën ekstreme të 9200 humbje jete, duke na çuar në vendet e para në botë për këtë tragjedi.
Fatmirësisht vetëm pak ditë na ndajnë nga 25 Prilli, ndryshe ajo shifër rrezikon të kalojë 20000.