Kush do jetë Kryepolici i ri? Ministri Hoxha: Kam emrin, brenda javës e dërgoj në qeveri
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha thotë se e ka gati emrin për zëvendësuesin e Muhamet Rrumbullakut, në krye të Policisë së Shtetit. Vetë ministri pranon se janë skualifikuar 4 nga 15 kandidatet në garë ndërsa Tv Klan mëson se të skualifikuarit janë Sami Rasha, Shemsi Prençi, Ibrahim Disha e Hajrulla Xhivini. “Mund të them se ne jemi në marrëdhënie besimi reciproke dhe bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë. Në këtë proces, jo do të asistojnë, por partnerët ndërkombëtarë po asistojnë qoftë misioni europian qoftë ICITAP janë në proces të plotë të monitorimit të përzgjedhjes së drejtorit të policisë”, tha Hoxha.