Kush e futi zhurmuesin “Çajkovski” në Kuvend? Grupi i PS-së nis hetimet

Seanca e së hënës, e para për vitin 2024 në Kuvend u mbyll për 13 minuta dhe o votuan me 73 vota ndryshimet në qeveri, me ministrat e rinj. Ndryshe nga herët e kaluara, dje grupi i Berishës dhe Bardhit nuk ndezën flakadanë, por kishin zhurmues ”Çajkovski”.

Ndaj dhe për këtë, grupi Parlamentar i PS-së është duke analizuar pamjet për të identifikuar kush e futi zhurmuesin në Kuvend. Bazuar në pamjet filmike do të vendoset për propozim ndëshkimi në Këshillin e Etikës dhe të Mandateve.

Mos përdorimi flakadanëve shihet si një vetëfrenim nga opozita në mosmarrjen e ndëshkimeve të forta deri në 60 ditë përjashtim, sipas ndryshimit të rregullores së Parlamentit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me doza të forta ironie socialisti Erion Braçe nga brenda sallës së parlamentit e komentoi zhurmën si: “Çajkovski në Parlamentin e Shqipërisë.” Sipas tij, kjo është “zhurma e një opozite që urren Parlamentin”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?