Kush e ka mundur Ramën? Sali Berisha: Unë dhe PD-ja do të fitojmë
Në konferencën me gazetarët, Sali Berisha foli me bindje kur tha se do të marrë drejtimin e PD-së dhe më pas do të fitojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ish-kryeministri nënvizoi se në fund të muajit, do të zgjidhet Këshilli Kombëtar që do të zgjedhë më pas kryesinë dhe do të vendoset kryetari i ri.
Ai fton çdo deputet demokrat që të angazhohet në procesin zgjedhor në të cilin po kalon PD-ja. Berisha e sheh veten si politikanin e vetëm që mund të mundë Edi Ramën, i cili vijon të qeverisë në mandatin e tretë.
“Edi Ramën e ka mundur dy herë Sali Berisha. Kush i ka mundur socialistët në Shqipëri? Nëse ka një njeri që ka trashëgiminë e mundjes së Edi Ramën është Sali Berisha. Këto janë paralajmërime se unë do të fitoj, PD-ja do të fitojë. Shqiptarët nuk meritojnë një regjim si i Edi Ramës”,-tha ndër të tjera Berisha.