Kush është kreu i grupit parlamentar? Noka: Është Luçiano Boçi. Alibeaj është i marrë peng nga Rama

Sekretari i Përgjitshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka thotë se selia blu ka kryetar grupi në Parlament, nënkryetarin Luçiano Boçin, dhe jo Enkelejd Alibeajn. Për të Alibeaj është një kryetar i mandatuar nga Edi Rama dhe i shërben atij, duke shtuar se opozita tashmë nuk është e kapur si dikur me Bashën.

”Statuti i PD-së thotë se njëri nga nënkryetarët e partisë është edhe kreu i grupit parlamentar. Kreu i grupit parlamentar i mandatuar është zoti Luçiano Boçi. Kryetar i emëruar i Edi Ramës për të bërë fake opozitë, ai mund të caktojë kë të dojë dhe t’i vërë emrin si t’ia dojë.

Çdo deputet e ka të hapur selinë e PD-së për zgjedhje dhe gjithçka tjetër. Alibeaj të mos fshihet pas xhaketë së Edi Ramës, sepse grupi e ka një shtëpi dhe jo në hotel. Grupi vendos dhe jo skutat dhe Edi Rama. Koha kur Edi Rama kontrollonte dhe dirigjonte PD-në ka ikur me ikjen e Lulzim Bashës si kreu i PD-së”.

SHKARKO APP