Karriera/Kush është kryeprokurori i ri i vendit, Olsian Çela
Kuvendi i Shqipërisë ka votuar me 101 vota pro Olsian Çelës si Kryeprokuror për shtatë vitet e ardhshme. Ai do të zëvendësojë në këtë detyrë Arta Markun. Për Arta Markun Kuvendi ka votuar me 11 pro 22 kundra dhe 78 abstenim, e ndërsa për Fatjona Memccaj 8 kanë qenë pro 16 kundër dhe 87 abstenim.
Kush është Olsian Çela?
Olsian Çela e nisi karrierën në vitin 2001, pas diplomimit në shkollën e Magjistraturës. Ai konsiderohet si ‘prokurori i dosjeve të forta’. Fillimisht ushtroi detyrën e prokurorit në institucionin e akuzës në kryeqytet. Në 2004, u emërua prokuror tek Krimet e Rënda, institucion që e drejtoi për një periudhë katër vjeçare. Prej vitesh është anëtar bordi në shkollën e magjistraturës dhe pedagog në dy universitete. Olsian Çela është pika e kontaktit e Eurojust në prokurorinë Shqiptare. Përgjatë viteve ka është trajnuar në disa vende të Bashkimit Europian dhe shtetet e Bashkuara të Amerikës, për çështjet e krimit të organizuar. Është njohës i 4 gjuhëve të huaja. Prokurori Çela ka hetuar disa dosjet e bujshme, siç është Xibraka, apo grabitja në aeroportin e Rinasit në 2016, ku me firmën e tij në kërkim ndërkombëtar është Aleks Pepa. Më herët, ai hetoi për masakrën e Kartodromit apo grupin e Niklës.