Kush foli i pari që emrat VIP të krimit shpëtuan nga SPAK-u?

“Plumbi i artë” u dekonspirua, dhe kjo lidhet me faktin që emrat VIP të krimit shpëtuan nga SPAK-u. Talo Çela, Ervis Martini dhe Suel Cela nuk u arrestuan nga Policia e Shtetit.

Kush foli i pari? Ka folur SPAK duke treguar rreth tre javë para operacionit se Nuredin Duman u zbërthye dhe po rrëfente krimet apo ka folur policia e cila sapo i mbërriti zarfi me urdhër-arrestet e gjykatës mëngjesin e 19 majit nuk e mbajti dot sekreti.

Verifikimet paraprake po kryen për të kuptuar qëllimin pse u dekonspirua operacioni që rezulton të jetë një nga më të mëdhenjtë që ka goditur krimin e organizuar në vend dhe ka hedhur dritë mbi dhjetëra ngjarje të rënda që nga viti 2011.

Po ashtu mësohet se autoritetet po vijojnë hetimet mbi krime të tjera që vrasësi me pagesë Nuredin Dumani dyshohet se do të kryente.

SHKARKO APP