Kush janë ministrat që luajnë në kazinotë luksoze të Selanikut?
Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli hodhi akuza të rënda ndaj ministrave të kabinetit Rama. Gjatë seancës së sotme në Kuvend, Topalli citoi një ambasador të huaj në Tiranë, i cili i ka thënë se ka parë ministra shqiptarë në kazinotë luksoze të Selanikut në Greqi.
“Një diplomat më thoshte se kishte qenë në Selanik në një hotel të njohur dhe luksoz dhe kishte takuar ministrat. Unë nuk marrë vesh nga bixhozi, por më thoshte se aty një fishë kushtonte 10 mijë euro”, tha Topalli.
Ish-kryetarja e Kuvendit tha se kishte dhe emra, por nuk i bëri të ditur në seancë.