Kush po sjell turqit te kisha e toka e Prullit, kishë e cila daton prej vitit 1402?
Nga Dedin Gega-
Pruelli, (Kepruell- Lezhë) me kishen e vitit1402 dhe kryqin 15 metra të lartë, një vend pelegrinazhi. Nga ky fshat kanë dalë ushtarakë të lartë, prefekt, deputetë, profesorë, piktorë, skulptorë, juristë dhe mjeshtra artizanale të njohur dhe jashtë vendit. Pruelli i djegur dy herë nga pushtuesit turq, por që ka ruajtur ekzistencen dhe autonominë, sot ky fshat me kishen nga më vjetrat në Ballkan, po pushtohet për të tretën here nga turqit me ndihmen e disa “HAMZAVE” lezhjanë. Siç shikoni në foto një kompani turke ka ardhur me lejen e qeverisë dhe ka vendosur si fillim këtë mates ere dhe në vazhdim montimin e mullijve të tyre. Jo vetëm që nuk respektohet asnjë element sigurie për fshatin, por në fshatin më katolik po sjellin turq që na masin dhe marrin erën!
Turp i madh për ata që po u bëjnë MARSHALLA, po ashtu dhe për ne si banorë që po bëjmë SEHIR!

Në foto: Turqit në Prull-Lezhë duke vendosur mates ere

KOHA JONË SONDAZH

