“Kush voton LSI-në, voton Shqipërinë”, Luan Rama: Vlora ka pasur deputetë, por nuk ka pasur përfaqësues

Zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama, deklaroi sot nga Vlora se qytetarët e saj janë të vendosur që 25 prillin ta shndërrojnë në ditën e madhe të fitores së tyre, ditën e madhe të fitores së gjithë Shqipërisë. Sipas tij, kush voton LSI-në, voton Shqipërinë.

“Vlora, emblema e krenarisë, e lavdisë dhe forca e madhe e ndryshimit të Shqipërisë është sot më e bukur se kurrë, sepse qytetarët e saj janë të vendosur që 25 prillin ta shndërrojnë në ditën e madhe të fitores së tyre, ditën e madhe të fitores së gjithë Shqipërisë. Unë e ndjej veten të privilegjuar dhe shumë të nderuar, që jam në krye të listës së kandidatëve për deputetë në qarkun e Vlorës. Çdo shqiptar është krenar dhe vlonjat, po aq sa çdo vlonjat, pasi ata i kanë bërë të ndihen të tillë. Lista e kandidatëve për deputetë që paraqet LSI në Vlorë është më përfaqësuesja, më e mira më cilësorja dhe më fituesja. Prandaj 25 prilli do të jetë dita që do të votohet nën refrenin: Kush voton LSI-në, voton Shqipërinë”, tha Luan Rama.

Është e vërtetë që Vlora ka pasur deputet, por nuk ka pasur përfaqësues, Vlora ka pasur deputetë, por Vlora nuk ka pasur zërin e saj që të tundë parlamentin, qeverinë dhe të ngrejë në këmbë Shqipërinë kur është fjala për interesat kombëtare të vendit, për të cilat Vlora ka mbajtur dhe do të mbajë gjithmonë flamurin e pararendëses dhe qendrës shqiptare në rrugën europiane të saj.
Të gjithë ne jemi gjendur nën pushtetin e propagandës së dhunës që nuk ka të bëjë me qytetarët. 25 prilli është dita që të mos e fshehim Vlorën pas dy rrugëve, por ta shohim Vlorën ashtu siç është,- tha më tej Luan Rama.

SHKARKO APP