Kushtet e PD për reformën në drejtësi, nis dialogu politik

Mblidhet sot Komisioni i Posaçëm për reformën në drejtësi, ku pritet të zhvillohen bisedimet politike.

Nga ana e tij, kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili thotë se asnjë çështje për të cilën PD kërkon konsensus nuk do të paragjykohet.

Në një intervistë për Ora News, Vasili përshëndeti edhe dakordësinë që çoi në dialogun politik.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Tavolina, dialogu politik është një mundësi që distancat të minimizohen, pra të ecet drejt konsensusit dhe them se një reformë kaq e madhe, kaq e komplikuar pa debat do të kishte qenë një procss fiktiv i pabesueshëm. Debati dhe zbutja e distancave nëpërmjet debatit është logjika që ecën politika. Politika është e thirrur që të marrë vendime. Është ajo që do t’i marrë vendimet”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas rekomandimeve përfundimtare për reformën në drejtësi, PD ka publikuar një pakete me 10 pika, që kërkon konsensus dhe kreu i grupit të LSI, Petrit Vasili garanton se në tryezë palët nuk do të ulen me paragjykime.

Mazhoranca ka kërkuar që paketa e ndryshimeve kushtetuese për reformën në drejtësi të kalojë në fund të muajit mars që përkon edhe me mbërritjen në Tiranë të komisionerit për zgjerim në BE, Johanes Hahn.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?