Kushtetuesja legjitimon ”30 Qershorin”, Gjiknuri: PD bëri gabim trashanik
Damian Gjiknuri e quan një gabim trashanik vendimin e PD dhe LSI-së për mos marrjen pjesë në zgjedhjet lokale të ”30 Qershorit”, ky sot Gjykata Kushtetuese i quajti legjitime. ”Pse nuk e kuptoi presidenti ligjin ça faji kanë shqiptarët thua ti? Ata shqiptarë që e kuptuan shkuan në votim. Si mund të merret peng demokracia se dikush lajthiti dhe nuk kuptoi mirë ligjin. Ne kemi raste në Shqipëri, edhe më përpara janë shtyrë zgjedhjet dhe janë bërë me marrëveshje politike brenda hapësirës kushtetuese. Jo kur i teket njërit që mqs njëra palë bojkoton, ky ishte një gabim trashanik politik, ju e dini shumë mirë”.
Pjesë nga intervista në Syri.net
Çim Peka: Në momentin e zhvillimit të tyre nuk kishte Gjykatë Kushtetuese dhe një pjesë e mirë e qytetarëve shqiptarë nuk janë juristë dhe i besuan dekretit të presidentit, duke zhdekretuar datën dhe nuk morën pjesë në zgjedhje. Në momentin që popullit i thuhet nga kryetari i shtetit se nuk ka zgjedhje, a mund të jenë këto zgjedhje legjitime?
Damian Gjiknuri: Ky vend prandaj e ka ngritur Gjykatën Kushtetuese në mënyrë që edhe këto pyetje të vështira të marrin zgjidhje. Fakti që nuk ekzistonte organi nuk mund t’i japë të drejtë një organi tjetër siç është Presidenti që të bënte një shpikje juridike.
Çim Peka: Këtë e thoni ju, por shqiptarët panë që një president i votuar prej jush që tha se nuk ka datë zgjedhjesh…
Damian Gjiknuri: Presidenti mund të mendojë ç’të dojë sikur përfaqëson të gjithë shqiptarët. Kishte një dekret, kishte një pretendim, dhe vendimi i fundit i Kushtetueses jo vetëm e zgjidhi, por për mua ky është një vendim kilometrik i drejtësisë shqiptare sepse krijon stabilitet në demokraci. Sanksionon se institucioni i zgjedhjeve është shumë i shenjtë. Në zgjedhje ka një datë, data mund të shtyhet nëse ka konsensus dhe hapësirë kushtetuese siç u bënë në vitin 2017.
Çim Peka: Në ditën kur u zhvilluan zgjedhjet nuk kishte Gjykatë Kushtetuese. Kryetari i shtetit u tha shqiptarëve se nuk ka datë zgjedhjesh. Një pjesë e popullsisë justifikohen me argumentin dhe nuk e ushtruan të drejtën e votës sepse s’kishte zgjedhje sipas kryetarit të shtetit. Si mund të jenë legjitime?
Damian Gjiknuri: Pse nuk e kuptoi presidenti ligjin ça faji kanë shqiptarët thua ti? Ata shqiptarë që e kuptuan shkuan në votim. Si mund të merret peng demokracia se dikush lajthiti dhe nuk kuptoi mirë ligjin. Ne kemi raste në Shqipëri, edhe më përpara janë shtyrë zgjedhjet dhe janë bërë me marrëveshje politike brenda hapësirës kushtetuese. Jo kur i teket njërit që mqs njëra palë bojkoton, ky ishte një gabim trashanik politik, ju e dini shumë mirë.
Çim Peka: Pse u botua në Fletoren Zyrtare zhdekretimi?
Damian Gjiknuri: Ka një datë, palët ulen në fushë. Kur bojkoton fushën e merr aforfe 3:0. Nuk ka faj populli, por liderët politikë që keqdrejtojnë popullin e tyre, ose atë pjesë që i mbështet.