Kushtetuesja rrëzon PD-në. Rama: U vulos reforma territoriale
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar ditën e sotme rrëzimin e ankesës së Partisë Demokratike për reformën territoriale në Gjykatën Kushtetuese. Në një postim në Twitter, Rama është shprehur se vendimi i Kushtetueses vulos një reformë historike dhe i hap rrugë riorganizimit rrënjësor të territorit.
“Vendim i kthjellët i Kushtetueses, që vulos një reformë historike dhe i hap rrugë riorganizimit rrënjësor të territorit e shërbimeve #Rilindje”,- shkruan Rama në rrjetin social, duke bërë të ditur në këtë mënyrë dhe vendimin që është marrë nga Gjykata.
VENDIMI I GJYKATËS
“Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, në përfundim të shqyrtimit të çështjes me:
Kërkues: Një e Pesta e Deputetëve të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë
Subjekte të Interesuara: Kuvendi i Shqipërisë, Këshilli i Ministrave
Objekt: 1) Shpalljen si të papajtueshëm me Kushtetutën të ligjit nr.115/2014 “Për ndarjen administrativo territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”. 2) Pezullimin e ligjit nr.115/2014 “Për ndarjen administrativo territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”,
Pasi shqyrtoi dhe analizoi pretendimet e ngritura nga kërkuesi, si dhe prapësimet e ngritura nga subjektet e interesuara, me vendimin e datës 15.12.2014, bazuar në nenet 131 dhe 134 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe ligjin 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”,
VENDOSI:
– Rrëzimin e kërkesës”.
KOHA JONË SONDAZH

