Kushtetuesja rrëzon qeverinë për profesionet e lira, Tabaku: Betejë e fituar për qytetarët, nuk kishte bazë ligjore

Gjykata Kushtetuese rrëzoi nenin 69 që diskriminonte profesionistët e lirë nga tatimi prej 15%. Tatimi i profesionistëve të lirë do të fillojë në vitin 2029, njësoj me bizneset e tjera. Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka deklaruar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi tatimin 15% për profesionet e lira është një fitore për qytetarët. Në një deklaratë për mediat nga Kuvendi, Tabaku tha se nuk kishte bazë ligjore për të tatuar atë kategori punonjësish.

“Pas paraqitjes së argumenteve dhe fakteve ne fituam sot një betejë për të gjithë këto profesione të lira. Në fituam një betejë sepse GJK sot doli me vendim që tatimi mbi profesionet e lira është antikushtetues, që i diskriminonte profesionet e lira. Për këtë arsye nuk ka asnjë bazë ligjore që ky tatim të trajtohet ndryshe nga profesionet e lira.

Kjo është një betejë e fituar e grupit parlamentar të PD, e profesionistëve të lirë, por më tepër është një betejë e fituar për qytetarët shqiptarë, për shtresën e mesme, për ata që punojnë me mundim dhe në mënyrë të padrejtë ishin duke u taksuar më shumë se cdo biznes tjetër”, tha Tabaku.

Tabaku falënderoi të gjithë profesionet e lira dhe ata që besuan tek grupi parlamentar ri PD. “Unë e konsideroj këtë një fillim të mirë dhe për të treguar se sot duhet të kemi besim tek institucionet, tek politika si mjet ndryshimi, por duhet të kemi edhe të ajo rrugë që kemi nisur që besoj është rruga e drejtë”, u shpreh Tabaku.

SHKARKO APP