Kushtetuesja shqyrton kërkesën e PD për mandatin e Kokëdhimës
Gjykata Kushtetuese ka marrë në shqyrtim kërkesën e Partisë Demokratike për mandatin e deputetit socialist Koço Kokëdhima.
Partia Demokratike ka kërkuar ndërprerjen e mandatit të deputetit Kokëdhima, pasi sipas saj janë të paktën 150 raste që Kokëdhima ka përfituar me fonde publike.
Ivi Kaso, përfaqësuesi ligjor i PD ka deklaruar se parlamenti ka fshehur provat për Kokëdhiminë. Ai tha se një rast i ngjashëm është edhe ai i Ilir Beqajt.
Në gjykatë deputeti Koço Kokëdhima mbrohet nga avokati Artan Hajdari.
KOHA JONË SONDAZH

