Kushtetuesja shqyrton vlefshmërinë e mandatit të Koço Kokëdhimës
Gjykata Kushtetuese do të vendosë mbi fatin e mandatit të deputetit socialist Koço Kokëdhima. Në seancën e sotme gjyqësore ku po shqyrtohet vlefshmëria e mandatit të tij është i pranishëm edhe vetë deputeti i PS-së Kokëdhima dhe disa kolegë të tij socialistë.
Deputeti Kokëdhima është akuzuar nga opozita se ka përfituar fonde publike në konflikt interesi me mandatin e tij parlamentar.
Sipas opozitës, ndërkohë që ai kishte marrë mandatin, një kompani internet që ai ka patur në zotërim, ka lidhur kontrata me një numër të madh entesh publike.
Por Kokëdhima ka mbrojtur gjatë gjithë kohës tezën se kontrata për të cilat akuzohet janë lidhur para se ai të merrte mandatin, dhe se më pas ai ka hequr dorë nga aksionet e tij në këtë kompani dhe të tjera të zotëruara prej tij.
KOHA JONË SONDAZH

