“Kushtetuesja”, Spahiu: Demonizimi i gjyqësorit nuk ka ndodhur rastësisht, por me qëllim nga “rilindasit”

Ambasadorja Yuri Kim përmes reagoi sot për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi dhe Kushtetuesen.

Sipas saj KED duhet të mblidhet brenda kësaj jave.

“KED duhet të mblidhet këtë javë për të përfunduar vlerësimin dhe dërguar listën e kandidatëve Presidencës dhe Parlamentit. Proceset duhen respektuar por jo abuzuar,” – thuhej në deklaratën e ambasadores.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo e konsideroi të pakuptimtë mosfunksionimin e Kushtetueses deri në 31 dhjetor.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Nuk ka asnjë arsye praktike që Gjykata Kushtetuese të mos jetë funksionale deri 31 dhjetor. Është çështje vullneti. Udhëheqësit duhet të tregojnë vullnetin e tyre të vërtetë,” – tha Kim.

Ndërkohë në Twitter ka reaguar dhe ambasadori Luigi Soreca duke theksuar se plotësimi i vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese është jetik.

Sipas tij KED duhet të dalë sa më parë në konkluzione sa i takon vlerësimit të kandidatëve për vendet e lira.

“Sigurimi i funksionalitetit të plotë të Gjykatës, është çelësi për fillimin e bisedimeve në konferencën e parë ndërqeveritare,” – thuhej në postimin e Sorecës.

Lidhur me këtë apel të kreut të diplomacisë evropiane në vendin tonë ka reaguar edhe kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim për Tiranën, Përparim Spahiu.

Përmes rrjeteve sociale, Spahiu shprehet se  ky mesazh i ambasadorit të BE, Luigi Soreca pason apelin e përsëritur të viteve të fundit nga përfaqësuesit e opozitës për krijimin sa më shpejt të kësaj gjykate.

““Funksionimi i Gjykatës Kushtetuese është kusht kyç për nisjen e negociatave Shqipëri-Bashkimi Europian”.

Ky mesazh i ambasadorit të BE, Luigi Soreca pason apelin e përsëritur të viteve të fundit nga përfaqësuesit e opozitës për krijimin sa më shpejt të kësaj gjykate.

Sa skandaloz duket sot qëndrimi i kryeministrit në detyrë kur flet për gjykatat se “më mirë djepi bosh, se djalli brenda”.

Demonizimi i gjyqësorit nuk ka ndodhur rastësisht, por me qëllimin për ta vënë atë nën kontrollin rilindas.

Bashkohem plotësisht me apelin e ambasador Sorecës, të cilin opozita ka vite që e përsërit.

Funksionimi i institucioneve kushtetuese në mënyrë të pavarur është kusht themelor për funksionimin e demokracisë.

Për gjithë të tjerat, është referendumi i 25 prillit!”, thekson ish-deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?