Kushtetuta mbush 25 vjet, Lindita Nikolla: Kuvendi do ta mbrojë deri në fund
Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë mbush 25 vjet. Në këtë përvjetor, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, tha se Shqipëria ka një Kushtetutë të mirë dhe kuadër ligjor modern, ndërsa shtoi institucioni që ajo drejton ka qenë e vendosur deri në fund në mbrojtjen e Kushtetutës.
“Ne kemi një Kushtetutë shumë të mirë dhe kuadër ligjor modern. Kuvendi ka qenë i vendosur deri në fund në mbrojtjen e Kushtetutës. Sot nuk ka asnjë dyshim se miti i paprekshmërisë po thyhet. Dua të falënderoj partnerët tanë, veçanërisht SHBA dhe BE për mbështetjen dhe mundësimin e reformës në drejtësi”, tha Nikolla.