Kushtetuta ndryshon në mënyrë të njëanshme? Ndoka për ”KJ”: Rrezikojmë lëvizjen e lirë, katastrofa që Rama…

Nga: Redjon Shtylla

Situata politike është në pikun e saj. Tre marrëveshje politike por pa konsensus trepalësh dhe opozita politike bën thirrje që të mos tentohet që të ndryshohet Kushtetuta në mënyrë të njëanëshme.

“Koha Jonë”, kontaktoi me kreun e PDK-së, Nard Ndokën, i cili thotë se kryeministri Edi Rama po vë në rrezik edhe rrugën e Shqipërisë drejt Integrimit Europian. Sipas Ndokës, nëse kreu i qeverisë vijon me këtë provokim për heqjen e koalicioneve parazgjedhore, do të marrë mbi vete përgjegjësitë e katastrofës që e pret.

“Koalicionet nuk mund të hiqen në asnjë rast, e nëse ndodh kjo, Opozita e Bashkuar është e vendosur për ti treguar vendin shkaktarit”.

Marrëveshja mes Partisë Socialiste dhe opozitës në Kuvend garanton miratimin e paktit të 5 Qershorit por vë opozitën politikën përballë faktit të kryer të hapjes së listave dhe ndalimit të koalicioneve. Çfarë do të thotë për opozitën kjo marrëveshje?

Kjo është aventura e fundit e Rilindjes dhe e Ramës, shpresojmë se do të mbesë në tentativë për faktin se presioni ndërkombëtar është maksimal.

Ndëshkimi për këtë aventurë të Ramës do të jetë me pasoja për Integrimin Europian dhe për vendin.

Rrezikojmë seriozisht edhe liberalizimin e vizave për lëvizjen e lirë të qytetarëve. Nëse Rama e vazhdon këtë provokim, do të marrë mbi vete përgjegjësitë për katastrofën që e pret atë por për fatin e keq edhe vendin.

Jeni ju si parti më e vogël, më e goditur nëse hiqen koalicionet parazgjedhore?

Koalicionet nuk mund të hiqen në asnjë rast, e nëse ndodh kjo, opozita e bashkuar është e vendosur për ti treguar vendin shkaktarit.

SHKARKO APP