Kushti për Integrimin/Vasili: BE-ja dhe Berlini duan hetime për dosjet 184 dhe 339
Sot u mbajt Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Integrimit, ku për LSI-në, hapja e negociatave do të ndodh kur të hapen dosjet 184 dhe 339 dhe të nisin hetimet. Përmes një postimi në facebook, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, thotë se Bashkimi Europian nuk harron.
”Hetimi i dosjeve 184 dhe 339 është kusht i pakalueshëm për hapjen e negociatave! Rama bën sikur e harron. Nuk ka faj se është edhe ai brenda. Ne nuk harrojmë! BILD nuk harron! Bashkimi Europian nuk harron! Berlini nuk harron”.
Nga ana tjetër, Vasili përmend edhe qëndrimin e Gjermanisë për këtë çështje. Eurodeputeti gjerman, Michael Gahler, ka bërë thirrje për “shfuqizimin e legjislacionit që kërcënon lirinë e shprehjes dhe nisjen e procedurës penale kundër atyre që akuzohen për blerjen e votave në zgjedhjet e kaluara”.
Postimi i plotë i Petrit Vasilit
Hetimi i dosjeve 184 dhe 339 është kusht i pakalueshëm për hapjen e negociatave! Rama bën sikur e harron. Nuk ka faj se është edhe ai brenda!
Ne nuk harrojmë!
BILD nuk harron!
Bashkimi Europian nuk harron!
Berlini nuk harron!
Eurodeputeti gjerman, Michael Gahler, deklaron se Grupi i Partive Popullore Europiane vlerëson arritjen e marrëveshjes për Reformën Zgjedhore midis qeverisë dhe opozitës në Shqipëri ai thekson:
“Ne gjithashtu u bëjmë thirrje autoriteteve që të punojnë drejt përmbushjes së të gjitha 15 kushteve që Shqipëria duhet të përmbushë para se të nisin negociatat e pranimit. Këtu theksojmë shfuqizimin e legjislacionit që kërcënon lirinë e shprehjes dhe nisjen e procedurës penale kundër atyre që akuzohen për blerjen e votave në zgjedhjet e kaluara”.