Kutitë e fundit, Veliaj mbi 42 mijë vota para, bëhet gati për “kolltukun” e Bashës
Erion Veliaj kandidati i majtë për bashkinë e Tiranës pritet të shpallë fitoren si kryebashkiak në selinë rozë, pak momente më vonë.
Ai kryeson me mbi 42.383 vota dhe kreu i opozitës Lulzim Basha, i cili fitoi Bashkinë e Tiranës pas tre mandatave radhazi të kryeministri Edi Rama, do t’i dorëzojë çelësat pikërisht kandidatit të majtë, Erjon Veliaj. Nëse kjo diferencë do të mbetet në fuqi, ajo mund të quhet edhe më e thellë se fitorja e vetë kryeministrit Rama, në çdo një nga mandatet e tij. Kjo për faktin edhe të koalicionit më të gjerë me partinë e Topit e të çamëve. Por edhe të Reformës Territoriale, që ka zgjedhuar hartën e kryeqytetit me komunat e bashkitë përreth, shumë prej të cilave i mbante PS-ja.
Festa në PS-së, për fitoren e Veliaj, ka nisur. Me fitoren e Tiranës, PS-ja ka përmbushur edhe objektivin kryesor në këto zgjedhje.
Deri në orën 11:30 janë numëruar 840 kuti të numëruara nga 864 gjithsej. Kanë mbetur edhe 20 QV për numërimi .
Avantazhi që ka krijuar Veliaj nuk pritet të lëkundet nga votat që kanë mbetur për numërim.