Kutitë e votave për Bashkitë Elbasan dhe Kamëz, Celibashi: Të dhënat përputhen 100% me rezultatin e sistemit elektronik

Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi bën me dije se të dhënat e dala nga rinumërimi i disa kutive të votimit për Bashkitë Elbasan dhe Kamëz kanë treguar se përputhen me të dhënat që kanë dalë nga pajisjet e votimit dhe numërimit elektronik.

“Të dhënat e dala nga rinumërimi, përputhen 100% me rezultatin e sistemit elektronik të transmetuara nga pajisjet elektronike të votimit dhe numërimit (PEVN) në KQZ Shqipëri”, shkruan komisioneri Ilirjan Celibashi.

Po ashtu ai thotë edhe se të dhënat nga rivlerësimi/rinumërimi i disa QV-ve janë të Bashkisë Elbasan dhe Kamëz. Në zgjedhjet e 14 Majit, veç dy bashkive të mësipërme, u votua dhe numërua elektronikisht edhe në atë të Vorës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?