Kuvend/22 çështjet e “nxehta” që ka kjo seancë plenare
Edhe pse jashtë Kuvendit të Shqipërisë, pritet të nis një protestë e madhe nga gazetarët, në anën tjetër, kjo seancë plenare është e ngjeshur. Plot 22 pika janë në rend dite dhe që pritet të diskutohen, ku 13 prej tyre janë të karakterit financiar dhe ekonomik.
Projektligji i buxhetit 2020, paketa fiskale, rivlerësimi i pasurisë, propozimi për shkarkimin nga detyra të Arben Malaj si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës së Bankë së Shqipërisë, projektligji i fiskalizimit, krijimi i ministrisë së Rindërtimit dhe emërimi në krye të saj i ish ministrit të Financave Arben Ahmetaj, dekreti i presidentit për kthim për rishqyrtim të projektligjit për Korporatën e Investimeve Shqiptare si dhe projektligji i Investimeve Strategjike do të diskutohen në seancën Parlamentare.
Tema më e nxehtë është paketa “Antishpifje”. Kjo paketë ka pësuar disa ndryshime por që është miratuar në të gjitha komisionet parlamentare. Në thelb të kësaj pakete është rregullimi i tregut të medieve online dhe televizioneve.