Kuvend, Berisha: Rama të vijë urgjent në seancë. Flakët e bunkerit janë për atë
Ndërkohë që PD proteston jashtë sallës së Kuvendit, Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar pesë minuta pushim për një mbledhje urgjente. Pas mbledhjes, Ish kryeministri Berisha dhe Jozefina Topalli për një rezolutë kundër dekoratave.
Berisha kërkoi që në seancë të ishte dhe Kryeministri Edi Rama. “Të vijë në seancë Rama. Flakët e bunkerit janë flakë për Ramën”,- tha ai.
“Është në nderin e Parlamentit të miratojë një rezolutë ku t’i imponojë ekzekutivit tërheqjen e menjëhershme të dekoratave për gjakësorët, për xhelatët e kalvarit komunist, ndaj dhe mendoj të krijohet një grup të hartojë rezolutën shpejt, koncize ku të imponohet me vullnetin e Parlamentit, heqja e menjëhershme e dekoratave”, tha ish kryeministri Berisha.
KOHA JONË SONDAZH

