Kuvend, betohen 8 deputetë të rinj

Tetë deputetë të rinj të Kuvendit të Shqipërisë u betuan të enjten në nisje të seancës plenare, duke zëvendësuar deputetët e dorëhequr nga mandati, për shkak të kandidimit për kryetar bashkie, në zgjedhjet vendore të 21 qershorit.

Pesë nga deputetët e rinj janë femra, duke e çuar në 31 numrin e grave në sallën e parlamentit ose në 22% të anëtarësisë së Kuvendit.

Në fillim të procedurës, në emër të Këshillit të Rregullores dhe Mandateve, deputetja Vasilika Hysi paraqiti raportin përkatës, sipas të cilit, mandati i dhënë nga KQZ për tetë deputetët e rinj është plotësisht i ligjshëm dhe në përputhje me dispozitat e kodit zgjedhor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më pas, deputetët e rinj, katër nga maxhoranca dhe katër nga opozita, përsëritën tekstin e betimit, sipas rregullores.
Deputetët e rinj nga maxhoranca janë: Bujar Çela, Antoneta Dhima, Shkëlqim Troplini dhe Edlira Çekrezi, ndërsa nga opozita Arbiola Halimi, Mimoza Hajdarmataj, Irma Kopliku dhe Asllan Dogjani.

Swiss Digital Mobile Reklama

Deputetët që lanë mandatin janë: Armando Subashi, Miranda Rira, Majlinda Bufi dhe Artur Bushi nga maxhoranca, ndërsa nga opozita Ardian Turku, Besnik Dushaj, Voltana Ademi dhe Halim Kosova.

Seanca e sotme e Kuvendit ka në rend dite ratifikimin e disa marrëveshjeve, që lidhen me projekte në infrastrukturë.

Krahas ratifikimit të dokumentit për Kongresin e 25-të të Bashkimit të Përbotshëm Postar DOHA 2012, axhenda e parlamentit parashikon ratifikimin e marrëveshjes së grantit, ndërmjet qeverisë shqiptare dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për by-pass-et rrugore të Fierit dhe Vlorës.
Seanca e sotme ka në rend dite dhe miratimin e dy pr/rezolutave, ajo për vlerësimin e punës së Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare dhe të punës së Avokatit të Popullit, për vitin 2014. 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?