Kuvend, demokratët e Alibeajt bashkojnë votat me deputetët e PS-së

Pas muajve në kaos, sot seanca plenare në Kuvend ishte shumë e qetë. Dy projektligje kanë marrë edhe votat e deputetëve demokratë, kjo të grupimit Alibeaj në PD.

Demokratët bashkuan votat me kolegët e PS-së në ndryshimet e ligjit për rolin e parlamentit në proceset integruese ku rezultati i votimit ishte 109 vota pro.

Projektligji për bletarinë mori 97 vota. Ndërsa projekt ligji për ndryshime në Kodin Rrugor u votua me 101 vota nga 84 që kërkoheshin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?