Kuvend, diskutohen pr/ligje të rëndësishme, Panariti në interpelancë

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në seancën e parafundit për këtë sesion, ku pritet diskutimi i disa projektligjeve të rëndësishme.

Ndryshimet në ligjin “Për Inspektimin e ndërtimit”, ato në ligjin e Kodit Rrugor, dy pr/ligjet për tokën bujqësore, ai “Për disiplinën në ushtri” etj, janë disa nga pikat e rëndësishme të rendit të ditës së seancës së sotme.

Me interes janë dhe ndryshimet e propozuara në Kodin Penal, ato në ligjin “Për Gjykatën e Lartë”, si dhe ndryshimet në Ligjin e nëpunësit civil.

Në rend dite është përfshirë edhe një ndryshim në ligjin “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjen vendore”, si dhe tre pr/vendime.

Seanca mbyllet me interpelancën me Ministrin e Bujqësisë, Edmond Panariti, mbi ecurinë dhe treguesit e procesit të subvencionimit të fermerëve.

SHKARKO APP