Kuvend/ Financimi i partive politike, Bregu: Duhet Vetting edhe për këtë çështje
Deputetja e Partisë Demokratike Majlinda Bregu teksa ka folur sot në seancën plenare ka thënë se në kuadër të procesit të Vettingut, ka propozuar që ai të zbatohet edhe në financimin e partive politike në fushata zgjedhore.
Ajo ka shtuar se vetëm në këtë mënyrë do të mund të ketë një transparencë të plotë të financimit të të gjitha partive në fushata zgjedhore.
“Në bazë të ligjit dhe monitorimit kur hapen negociatat, detyrimi për të raportuar për financimin e partive politike, derdhjes së parave ne fushatë bëhen gjatë gjithë kohës së fushatës.Në përgatitjen e këtij vlerësimi, futet KLSH dhe prokurori social. Nëse ka mashtrime, atëherë kërkohet nga gjoba deri tek çuarja brenda fushatës para drejtësisë e kryetarit të partisë politike i cili mashtron me financimin e partive. A nuk mendoni se në këtë klimë mosbesimi, a nuk është jetike për të garantuar votën e qytetarëve. Sistemi i kontrollit e Vettingut nuk ka pse të mos shtohet edhe për financimin e partive. Kemi të domosdoshme çeljen e negociatave, unë besoj se pavarësisht se procesi i çeljes së negociatave duhet se i vjen në ndihmë qeverisë është procesi jetik për shqiptarët. Ne s’kemi rrugë tjetër për rritjen e besimit tek njëri- tjetri përveç monitorimit dhe kontrollit të reformave, ndaj duhet çelja e negociatave me BE” tha ajo.
KOHA JONË SONDAZH

