Kuvend, Halimi: Dekriminalizimi, fitore e aksionit opozitar

 

Seanca parlamentare e kësaj të enjte ka nisur me prezantimin e projektligjit të dekriminalizmit, të prezantuar nga Eduard Halimi. Ai e ka quajtur këtë projektligj një fitore të aksionit opozitar.

“E gjithë kjo sepse dikush kishte parashikuar në zgjedhjet e fundit të bënte marrëveshje me krimin, kontrata ishte e qartë ju më ndihmoni me potencialin tuaj në zgjedhje. Nesër unë në qeveri ju ndihmoj juve. Kjo është kontrata më e keqe, më vrastare për shtetin ligjor, për demokracinë, për ekonominë që vihet në shërbim të krimit. Vrastare për qytetarët, vendin dhe të ardhmen e tij. Raste të tilla në fakt kemi plot, nga vendet fqinje e deri në Kolumbi e Meksikë. Vullneti politik i Lulzim bashës solli pikërisht finalizimin e saj sot me këtë ligj me mbështetje të gjerë që është një fitore e padiskutueshme e aksionit opozitar. Ky ligj ka dy objektiva të qartë, e para të prishë kontratën me krimin të bërë para zgjedhjeve, dhe të eleminojë çdo pasojë nga ky shkak. Pra, largimin e plotë të gjithë atyre zyrtarëve me rekorde kriminale kudo që janë. E dyta të garantoj që ky fenomen i tmerrshëm për vendin të mos përsëritet më. Të mos lejojë drejtuesit politik të vendosë sërish në të ardhmen njerëz me rekorde të tmerrshme kriminale”, tha Halimi. 

Swiss Digital Desktop Reklama

Refuzimi i dy propozimeve të PD-së, ato për përjashtimin e deputetëve që marrin pjesë në tendera dhe testin e drogës, Halimi tha se nxjerrin keq Partinë Socialiste.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?